Flash News

KRYESORE

Regjisori flet në emër të Aleancës për Teatrin: Ndyshimi i sistemit zgjedhor, lajmi më i rëndësishëm që prej 2008-s

Regjisori flet në emër të Aleancës për Teatrin:

Regjistori Kastriot Çipi, teksa flet në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se ndryshimi i sistemit zgjedhor, i kërkuar nga opozita, është lajmi më i rëndësishëm që prej masakrimit të Kushtetutes në vitin 2008.

“Opozita e Bashkuar kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor, përmes një debati të hapur publik dhe miratim përmes referendumit popullor! Ky është lajmi më i rëndësishem, sipas meje, qysh prej masakrimit të Kushtetutës në vitin 2008”, shprehet Çipi.

Ai i referohet deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili teksa prezantoi platformën për zgjedhjet e lira, u shpreh:

“Ky debat kombëtar, ky dialog duhet patjetër të përfshijë të gjitha palët politike. Por në vlerësimin tonë dhe në bindjen time politike nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë në dhoma të errëta, por duhet të ndodhë në sytë e qytetarëve shqiptarë, duhet të ndodhë publikisht. Në bindjen time më të thellë duhet të sanksionohet përmes një referendumi kombëtar çdo ndryshim esencial, kushtetues, zgjedhor që do të përbëjë themelimin e një transformimi me standarde europiane të demokracisë, të shtetit të së drejtës, të drejtësisë dhe të ekonomisë.Por sot jemi këtu për një temë tjetër”.

Të fundit