Flash News

KRYESORE

Regjisori i Portokallisë i drejtohet Veliaj: Po na ndani në taborë, tërhiqni projektligjin

Regjisori i Portokallisë i drejtohet Veliaj: Po na ndani në

Regjisori i Portokallisë, Altin Basha, duke folur në konsultën e organizuar sa i takon teatrit Kombëtar tha se ka një tentativë për t’i ndarë artistët në taborë.

Basha i kërkoi Veliajt, që të tërhiqet projektligji i hartuar nga ministria e Kulturës duke theksuar se ai propozim nuk mund të qëndrojë derisa palët nuk kanë arritur ende në një përfundim.

“Fjala e tyre të merret parasysh. Ka një tentativë për të na ndarë në taborë.

Projektligjin e ka bërë ministria e Kulturës, ai projektligj të pezullohet deri sa të arrihet në një përfundim.

Projektligji nuk mund të qëndrojë deri në momentin që nuk kemi arritur në një përfundim. Na lini hapësirë dhe kohë që ne ti diskutojmë këto gjëra por jo me presionin e projektligjit”, u shpreh ndër të tjerash regjisori Altin Basha.

Të fundit