Flash News

KRYESORE

Regjisori Kastriot Çipi: Ëndrra që kam për Teatrin Kombëtar

Regjisori Kastriot Çipi: Ëndrra që kam për Teatrin

Regjisori Kastriot Çipi i është bashkuar protestës sot duke njoftuar që në nisje të fjalës së tij se për shkak të angazhimeve familjare ka munguar javët e fundit.

Çipi tha se artistët dhe qytetarët që e kanë nisur këtë betejë mund ta çojnë deri në fund teksa shtoi se i gjithë ky debat i hapur mund të shërbejë për të zgjidhur të gjitha problemet e artit në Shqipëri.

“Unë mendoj se artistët që e kanë nisur këtë beteje, dhe mund ta çojnë në fund me përkrahjen tuaj. Nuk mund të mbyllet kjo betejë vetëm me ndërtesën, duhen zgjidhur të gjitha problemet. Arti dhe kultura duhet të jetë në fokus dhe duhet të ketë një buxhet dinjitoz.

Buxheti i artit dhe të kulturës duhet të katërfishohet, po na shemben kishat

Unë kam një ëndërr për Teatrin kombëtar, që të shndërrohet në një fondacion sipas modelit që po na vjen nga Italia. Unë dua një fondacion ku qytetarët që e ndjekin të kenë mundësi të marrim vendime për të”, deklaroi Çipi.

https://youtu.be/jyjueCKna04

Të fundit