Flash News

KRYESORE

Regjisori i njohur i shpëton goditjes në zemër: “Do të kisha vdekur sonte”

Kevin Smith, regjisori i “Clerks”, pak orë më parë ka njoftuar se i ka shpëtuar vdekjes, për shkak të një infarkti të kaluar.

Regjizori ka postuar në ‘Twitter’ një fotografi që e tregon atë të mbushur me tuba, ku zbuloi se ai kishte pësuar një atak në zemër që mund t’i kushtonte jetën.

“Pas shfaqjes së parë sonte, unë kam pasur një atak serioz në zemër. Mjeku që më shpëtoi jetën më tha se kisha një bllokim 100% të arteries koronare të majtë. Unë kisha anuluar shfaqjen e dytë për të shkuar në spital, do të kisha vdekur sonte, por tani jam ende gjallë”.

Regjizori i dy prej prodhimeve të suksesshme “Clerks” e “Dogma”, në kohën që i ndodhi infarkti ishte duke regjistruar emisionin AMC “Book Men Comic”.

Të fundit