Flash News

KRYESORE

Regjisori paralajmëron shembje te Teatri Kombëtar: Nëse ndodh, fajin e kanë dy persona

Regjisori dhe publicisti i njohur, Kastriot Çipi, i njohur si një nga artistët që ka kritikuar vazhdimisht projektin e ri për shembjen e Teatrit Kombëtar paralajmëruar shembjen e një pjese të Teatrit Kombëtar, pas ndërhyrjes në një kolonë hekurbetoni, që sipas Çipit ishte e “degraduar”.

“Nëse ndodh një shembje aksidentale, pas thyerjes nga “degradimi” i një kolone hekurbetoni, të ndodhur në këtë anë të hollit të Teatrit Kombëtar, ndërkohë që kjo zonë është e bllokuar për publikun nga ky rrethim që duket në foto, unë akuzoj drejtorin e Teatrit Kombëtar dhe ministren e Kulturës!”, shkruan regjisori në facebook.

Regjisori po ashtu, poston edhe foto të godinës së teatrit, duke treguar gjendjen e tij aktuale dhe teknike.

Të fundit