Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Regjisori rus Sergej Jutkeviç: Si i zgjodha aktorët shqiptarë për filmin “Skënderbeu”
Me veçoritë e lojës së aktorëve shqiptarë u ndesha nga afër gjatë xhirimeve të filmit “Luftëtari i madh i shqipërisë-Skënderbeu”. Natyrisht, i druhesha në kohët e para faktit, se mosnjohja e dyanëshme e gjuhës, do të pengonte kontaktin tonë krijues. Por, doli që kjo frikë ishte krejt e pabazë.
Aktorët sovjetikë dhe ata shqiptarë dolën aq të afërt me njeri tjetrin me botë e tyre e brendëshme, synimet e tyre artistike, dhe një shikues i pastërvitur, duke parë këtë film, zor se mund të përcaktojë me saktësi se cilin është aktori sovjetik dhe ai shqiptar.
I shpenguar dhe natyrshëm hynte në sheshin e xhirimit Mihal Popi, në rolin e Ballaban Pashës. Megjithëse luante për herë të parë në një film, në lojën e tij nuk ndiehej presioni më i vogël teatral. Po kaq organik, si në skenë, e përkryente figurën para objektivit të aparatit të filmit.
[caption id="attachment_381957" align="alignleft" width="316"]
Kopertina e librit 'Arti i Shqipërisë Popullore' të S. Jutkeviçit nga është marrë ky fragment.[/caption]
Për rolin e vështirë të Palit, udhëheqësit fshatar, shok lufte i Skënderbeut, që në vizitën time të parë në Shqipëri e kisha zgjedhur interpretuesin.
Në spektaklin “Zëri i Amerikës”, sipas dramës së B. Lavrenjevit, pikasa një aktor, i cili më mahniti me atë tensionin e brendshëm të jetës, me të cilën jetonte në skenë, në një rol të dorës së dytë, atë të një rreshteri amerikan.
Zakonisht thuhet se sytë e aktorit, shikimi i tij, që transmeton mekanikën e ndërlikuar të jetës shpirtërore, – janë një element i rëndësishëm i fuqisë shprehëse në ekran, jo dhe aq i detyrueshëm për aktorin e teatrit. Por unë për shkak të zakonit tim të vjetër të kineastit, pikërisht i kushtoj vëmendje përherë se si sillen në skenë sytë e aktorit.
Interpretuesi i rreshterit amerikan më befasoi me lojën e tij të përkorë dhe thellësinë e mendimit, e cila, siç më dukej, ndjehej në shikimin e ngulur, disi të trishtuar të syve të tij të mëdhenj, ngjyrë gështenjë të errët.
Shfletova programin e shfaqjes. Aty figuronte emri i aktorit- Naim Frashëri. Ishte e lehtë ta mbaja mend: Naim Frashëri- kështu quanin poetin e shquar, klasikun e letërsisë shqipe. Ishte njësoj sikur një aktor rus ta thërrisnin Aleksandër Pushkin.
Më la një përshtypje të këndëshme kur e njoha personalisht aktorin. Modest, inteligjent, nuk kishte asgjë prej cabotin-i. [cabotin- që synon lavdinë, shkëlqimin, sukseset e jashtme, artificialitetin] -Mbase, në simpatinë time për Naim Frashërin ishte diçka e mezikapshme: ai më kujtonte Aleksandër Moisiun.
[caption id="attachment_381955" align="alignleft" width="1024"]
Aktori Naim Frashëri në rolin e Palit, dhe aktorja Adivije Alibali në rolin e Mamicës[/caption]
Puna me Frashërin për rolin në film më dha një gëzim të madh krijues. Ai, ashtu si edhe Mihal Popi, u përshtat kollaj me teknikën e kinemasë. Natyrshmëria dhe thjeshtësi nuk e braktisën kurrë. Nuk koketnoi me pamjen e tij të jashtme, tepër e favorshme, dhe asnjëherë nuk u ankua për ngarkesën shtesë prej regjisorit. Për një kohë të shkurtër përvetësoi artin e vështirë të luftimit me shpatë.
Edhe tani shpresoj se miqësia jonë artistike do të vijojë. Sa do të dëshiroja të vija në skenë “Hamletin”, me Naim Frashërin në rolin kryesor dhe t’ia kushtoja këtë shfaqje kujtimit të Aleksandër Moisiut!
[caption id="attachment_381953" align="alignleft" width="800"]
Aktori Akaki Horava në rolin e Skënderbeut, dhe aktorja Besa Imami në rolin Donikës[/caption]
Zgjedhja e aktores në rolin jo të madh, por me përgjegjësi, të Donikës (në fillim të fejuarës, pastaj të gruas së Skënderbeut), u bë në disa rrethana dramatike.
Në udhëtimin tim të parë në Shqipëri, nuk munda të gjeja një kandidaturë të përshtatshme dhe kështu fillova kinoprovat në Moskë, duke shpresuar te miqtë shqiptarë, që më premtuan se do të më rekomandonin një interpretuese.
Kisha dëgjuar prej tyre emrin e Besa Imamit, një aktore e talentuar shqiptare. Për fat të keq, ajo ishte e sëmurë në atë kohë, kur po udhëtoja nëpër Shqipëri.
Po afrohej koha e xhirimit të episodit, kur për herë të parë do të shfaqej Donika dhe unë rrezikova ta ftoj Besa Imamin në Moskë, pa e parë asnjëherë në skenë, por vetëm në një fotografi me grim teatri, çka të jepte një përfytyrim të zbehtë për pamjen e saj të jashtme dhe botën e brendshme.
[caption id="attachment_381956" align="alignleft" width="541"]
Aktorja Krisanthi Kotnilo, në rolin e Vojsavës[/caption]
Për shkak se isha me xhirime, nuk munda ta prisja aktoren në stacionin hekurudhor dhe me një padurim që merret me mend, e pyeta asistentin tim se çfarë përshtypje i kishte lënë ajo. Nuk më tha asgjë përcaktuese, prandaj me një farë frike e prita të shfaqej në prova.
Po kur ajo me atë pamje prej një gruaje fare të zakonshme, shqiptoi fjalët e para të rolit dhe sytë ngjyrë gri, të mëdhenj, me bisht u ndezën nga një dritë e brendëshme – befas ndodhi vetë çudia e transformimit, e cila quhet sekreti i artistit vërtet të talentuar.
Ishte pikërisht ajo që i mahniti shikuesit perëndimorë, kur ndeshen me gjeninë e Galina Ullanovës, e cila në jetën e përditshme kishte një pamje që nuk të mbetej në mend, mënyra se si e mbante veten, kaq ndryshe nga yjet perëndimorë, që janë të mësuar me publicitetit dhe pozimin.
Besa Imami i përket pikërisht këtij tipi aktoresh me një jetë të pasur të brendshme, të cilat sikur kanë frikë ta shpalosin në rrëmujën e përditshme.
Në çdo episod të ri do të zbulohej edhe më thellë talenti i aktores dhe nga ekrani gjithnjë e më shumë do të shfaqej ajo cilësi e padukshme që ne e quajmë magjepsje, e cila është vendimtare për të ngjallur simpatinë e shikuesit për personazhin e dramës.
Më duket se në vlerësimin e talentit të aktorit ne ende i kushtojmë pak vëmendje asaj që në gjuhën profesionale të kineastëve perëndimorë thuhet “personalitet”, që do ta përktheja si “individualitet”, megithëse, ky prapë se prapë do të jetë një përkufizim jo i saktë i atyre cilësive të magjepjes vetjake, jo aq fizike, se sa të brendëshme, e cila i jep aktorit një vlerë të veçantë.
Shpesh kërkojmë për heronjtë e ekraneve tona vetëm karakterizimin e jashtëm ose “bukurinë e jashtme të rreme”, duke harruar që objektivi i aparatit të kinemasë është veçanërisht i ndjeshëm ndaj botës së brendëshme të njeriut.
Profesioni nganjëherë e gërryen, si ndryshku, individualitetin e aktorit. Prandaj kaq shpesh na shfaqet në ekran dhe në skenë shikimi jo shprehës dhe i pajetë i syve të shuar. Atëhere humbet ajo rrymë magjike e cila lidh shikuesin me aktorin dhe nuk ndodh ajo mrekulli e artit, dhe shikuesi largohet i ftohtë dhe indiferent, sepse në llogari të fundit, atë nuk mund ta mashtrosh me asnjë truk të zanatit.
Ja këtë magji të individualitetit zotëron në shkëlqim të plotë Besa Imami. Ja përse ia doli të realizojë rolin e Donikës, ja përse e kujtoj me mirënjohje takimin tonë artistik.
[caption id="attachment_381954" align="alignleft" width="541"]
Aktori Jani Nano, në rolin episodik të një fshatari[/caption]
Nëse e keni parë filmin tonë, do t’ju kujtohet, me siguri, në prolog, fytyra e pikëlluar dhe e rreptë e konteshës Vojsavë, nënës së Gjergjit të vogël. Këtë rol e luan aktorja e teatrit të Korçës, Krisanthi Kotmilo, dhuntia e jashtëzakonsme e së cilës u duk në shumë shfaqje të trupës modeste gjysmë amatore.
Do t’i jemi mirënjohës regjisorëve Sokrat Mio dhe Pandi Stillu, të cilët bënë aq shumë për krijimin e këtij kolektivi aktorësh që premtonin aq shumë dhe që ndërmorën mbi supe jo vetëm gjithë barrën e punës skenike, por edhe provën e një heroizmi pedagogjk, i pashmangshëm në kushtet e krijimit të një teatri të ri.
Emrat e regjisorit dhe aktorit Andon Pano, aktorëve Pjetër Gjoka, Marie Logoreci, Andrea Mane, Mihal Stefa, Lazër Filipi, Enver Dauti, Sulejman Pitarka, Viktor Gjoka dhe shumë të tjerëve, pavarësisht nga heterogjeniteti i dhuntive të tyre dhe shkalla e ndryshme e zotërimit të mjeshtrisë, do të hyjnë në historinë e teatrit shqiptar si emrat entuziastë e të vërtetë, si themelues të Teatrit Popullor në Tiranë, të spikatur jo vetëm me individualitetet e veçanta aktoriale por edhe kompaktësinë kolektive, trimërinë qytetare dhe besnikërinë e lartë për përtëritjen e atdheut të tyre.
*Përgatiti dhe përktheu për ExLibris, Bujar Hudhri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38