Flash News

KRYESORE

Regjisori Tarantino bën bashkë Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio në filmin e ri

Regjisori Tarantino bën bashkë Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio

Aktorët e mirënjohur, Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio do të jenë protagonistë në filmi e ri nga regjisori Quentin Tarantino, i cili titullohet “Një here e një kohë në Hollywood”

Ky është filmi i parë që bashkon dy yjet e kinematografisë botërore së bashku dhe do të shfaqet  në kinematë botërore më 9 gusht 2019, në 50-vjetorin e vdekjes së Sharon Tate, të vrarë nga anëtarët e sektit të Charles Manson.

“Është një histori që zhvillohet në Los Angeles në vitin 1969, në kulmin e lëvizjes hipi në Hollywood. Dy personazhet kryesore janë Rick Dalton (Leonardo Di Caprio), ish-ylli i një seriali televiziv perëndimor dhe Cliff Booth (Brad Pitt). Personazhet jetojnë ngjitur me shtëpinë e Sharon Tate në vitet ’60.  Të dy luftojnë për të depërtuar në Hollywood-in që nuk e njohin më”, përshkruan regjisori Tarantino.

Nuk është hera e parë që në një film të Tarantinos luajnë Brad Pitt dhe DiCaprio, por është hera e parë që luajnë së bashku. Brad Pitt ishte protagonist i “Bastardi Senza Gloria”, ndërsa Di Caprio në “Django Unchained”.

 

Të fundit