Flash News

KRYESORE

Regjistrimet në çerdhe e kopshte, Veliaj ndryshon hartën e familjeve që e përfitojnë falas

Regjistrimet në çerdhe e kopshte, Veliaj ndryshon hartën e

Gjatë këtyre ditëve ka nisur puna për regjistrimin e të vegjëlve në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës.

Mirëpo, shumë prindër duket se janë ndeshur me surpriza ndryshe nga sezoni i kaluar, pasi disa kategori prindërish nuk kanë të drejtë ta përfitojnë falas.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak në Tiranë i datës 23 mars 2018 përjashtohen nga skema e përfitimit fëmijët e vajzave-nëna, të cilat.

Sipas vendimit të ri përfitojnë shërbim falas fëmijët e familjeve mono prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën në/nën nivelin e pagës minimale të miratuar me aktin nënligjor përkatës dhe fëmijët e familjeve, ku kujdestari ligjor i fëmijës, është  i divorcuar ose i ve, (sipas certifikatës së gjendjes familjare), por që është në/nën pagën minimale në shkallë, vërtetuar me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, në vendimin e mëparshëm të 2015-ës përfitonin ulje apo shërbim falas familjet të cilat kanë më shumë se 1 fëmijë në çerdhe ose kopshte: Për fëmijën e dytë- 50 përqind reduktim nga detyrimi mujor dhe për fëmijën e tretë- 100 përqind reduktim nga detyrimi mujor, gjë që në vendimin aktual nuk përmendet fare.

Të fundit