Flash News

KRYESORE

Regjistrimi i BD në shkelje me ligjin, ironizon Paloka: Edhe këtë e bëri Berisha

Regjistrimi i BD në shkelje me ligjin, ironizon Paloka: Edhe këtë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar me pretendimin e kryeministrit Edi Rama se, është Sali Berisha që qëndron pas Partisë Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi.

Referuar lajmit se BD është regjistruar sot në KQZ në kundërshtim me afatet të parashikuara nga ligji, Paloka thotë se edhe për këtë “përgjegjës” është ish-kryeministri Berisha.

“E beri Berisha dhe këtë...ec e mos i beso ‘Rampallës’ kur thotë që keta i ka futur Berisha”, shkruan Paloka.

BD është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por, sipas kryetarit Klement Zguri, procedura është në kundërshtim me ligjin. Ai theksoi se vendimi i Gjykatës së Tiranës për krijimin e Bindjes Demokratike nuk ka hyrë ende në fuqi, ndërkohë që data 21 prill ishte data e fundit për partitë të dorëzonin dokumentacionin për regjistrimin në zgjedhje.

Të fundit