Flash News

KRYESORE

Regjistrimi i portaleve në QKB, Basha: Rama kërkon t’iu lëshojë tatimorët mediave on line

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të AKEP i cili u kërkon portaleve që të regjistroheshin në QKB.

Në një postim në Tëitter, Basha thotë se AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Sipas kreut të opozitës,

Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar teksa thotë se do të dështojë turpshëm.

“AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, shkruan Basha.

Të fundit