Flash News

KRYESORE

Regjistrohen 158 raste të reja në 24 orët e fundit, humbin jetën 2 pacientë me COVID

Regjistrohen 158 raste të reja në 24 orët e fundit, humbin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID 2 pacientë, një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese.

Referuar përditësimit të fundit të të dhënave të situatës nga COVID-19, janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 158 persona janë konfirmuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 27 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.

COVID-19 – Statistika (19 Gusht 2020)

Testime totale 52724

Raste pozitive 7812

Raste të shëruara 3928

Raste Aktive 3650

Humbje jete 234

(Qarku Tiranë 116, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1913

Durrës 469

Shkodër 294

Fier 170

Lezhë 156

Korçë 147

Vlorë 144

Kukës 113

Elbasan 103

Berat 59

Gjirokastër 43

Dibër 39

Të fundit