Flash News

KRYESORE

Regjistrohen 181 raste të reja me COVID në Kosovë, shkon në 303 numi i viktimave

Regjistrohen 181 raste të reja me COVID në Kosovë, shkon në

Shifrat e pandemisë së Covid-19 në Kosovë kanë pësuar rënie gjatë 24 orëve të fundit.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë, të cilët kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 9869  raste nga me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 105 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3961.

Të fundit