Flash News

KRYESORE

Regjistrohet numri më i ulët i të prekurve me covid-19 në Shqipëri në dy muajt e fundit

Regjistrohet numri më i ulët i të prekurve me covid-19 në

4 raste të reja me coronavirus janë regjistruar në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të të prekurve në 872. Ky është numri më i ulët ditor pas më shumë se dy muajsh në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 121 persona të dyshuar prej të cilëve 2 janë konfirmuar në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.

Ndërkohë, 654 prej pacientëve janë shëruar,  75% e të gjithë të të prekurve, ndërsa 187 të tjerë janë persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh, ku në të dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Të fundit