Flash News

KRYESORE

Regjistrohet ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti takim në Tiranë me aktivistët

Regjistrohet ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti takim në

Brenda pak muajsh, Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbërritur në Tiranë për t’u takuar me aktivistë dhe simpantizantë të kësaj partie. Ai ka zhvilluar dje një takim, pak ditë pasi ‘Vetëvendosje’ u regjistrua në Gjykatën e Tiranës si organizatë jo-fitimprurëse.

Elvis Hoxha, anëtar bordi i organizatës në Tiranë, shkruan: “Mbrëmë patëm kënaqësinë të presim në Tiranë, Albin Kurtin, bashkë me deputetë e përfaqësues të tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në takim morën pjesë aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes në Shqipëri, me të cilët zhvilluam një bashkëbisedim tejet frymëzues për angazhimin tonë të përbashkët, për funksionin e vërtetë të politikës në shoqëri, për themelimin e vazhdueshëm të institucioneve, si dhe për aspektin gjeopolitik të elementit shqiptar në rajon dhe më gjerë.”

Ndonëse e regjistruar si ojq, drejtuesit e ‘Vetëvendosjes’ në Tiranë po japin sinjale të vazhdueshme për shndërrimin e shpejtë në një forcë politike në Shqipëri. Lëvizja Vetëvendosje është aktualisht partia më e madhe e opozitës në Kosovë.

Të fundit