Flash News

KRYESORE

Reja: Kuqezinjtë e kanë kuptuar filozofinë time, asnjë nuk është i pazëvendësueshëm

Reja: Kuqezinjtë e kanë kuptuar filozofinë time, asnjë nuk

Edy Reja thotë se futbollistët e Shqipërisë e kanë kuptuar filozofinë e tij dhe tani janë gati për përballjen e radhës kundër Islandës, të vlefshme për eliminatoret Euro 2020. Ai pret nga ekipi që të jetë i ekuilibruar në sfidën kundër nordikëve nesër në orën 15:00 në Reikjavik, ndërsa ka një koment për Eros Grezdën, që u largua nga ekipi.

“Unë në fushë gjatë stërvitjes i kam shprehur lojtarëve filozofinë time të cilën e kanë kuptuar. 15 ditë nuk kanë mjaftuar, në fushë shpresoj të marrim një rezultat të mirë dhe do i jepte besim lojtarëve që filozofia funksionon dhe puna e tyre nuk ka shkuar dëm.

Unë pres nga ekipi të jetë i ekulibruar në fushë, të ketë ndjenjën e pjesëmarrjes në të gjitha repartet. Duam të jemi mirë dhe në sulm, dhe jo vetëm të mbrojmë. Të shkojmë në fushë dhe të shohim nëse do jete filozofia ime rezultative apo jo.”

Islanda - Të gjithë grupin e njoh mirë. Kanë një organizim të mirë në të gjithë fushën. Ata kanë Sigurdsson që është një lojtar shumë i mirë dhe kyç si në teknike dhe në fizik. Ne do të shkojmë në fushë për të bërë ne lojën tonë, nëse do presim lojën e tyre do të bëhen shumë të rrezikshëm. avantazhi i tyre? Krosimet dhe goditjet standarde do të krijojnë shumë probleme për ekipin dhe unë i kam marrë masat.

Grezda - Nuk ka një çështje Grezda. Ai ka marrë një vendim të tillë dhe është një përgjegjësi e tij. Kemi pasur pikëpamje të ndryshme. Është në planet tona dhe do të diskutojmë për të ardhmen. Mbi të gjitha ai është shprehur dhe nuk besoj se mund te jem unë pjesë e këtij diskutimi dhe as Federata. Më mirë të mendojmë ndeshjen, pasi është më e rëndësishme. Unë pres të bëjmë një lojë të mirë dhe kjo është më e rëndësishmja. Diskutimi duhet të shtrihet në rang grupi. Janë të gjithë të vlefshëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Të fundit