Flash News

KRYESORE

Reja nuk e grumbulloi në Kombëtare, Eros Grezda shënon ndaj kampionëve të Dinamos së Zagrebit

Reja nuk e grumbulloi në Kombëtare, Eros Grezda shënon ndaj

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda, i cili aktualisht aktivizohet në ekipin Ojisek-ut, ka arritur të shënojë në javën e tretë të kampionatit kroat.

Lojtari 25-vjeçar çoi në barazim sfidën me kampionët në fuqi të Kroacisë, Dinamon e Zagrebit në minutën e 48-të të takimit, duke shënuar kështu golin e tij të parë për këtë sezon.

Por futbollisti nuk u grumbullua sërish nga trajneri i Kombëtares Edi Reja.

Kujtojmë se Grezda u dënua pas gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë me Rijekën në 31 maj.

Ai goditi lojtarin rival Çolak duke pretenduar se e kishte fyer në ndjenja kombëtare, por goli i sotëm mund të bindë teknikun Reja që në ndeshjet e ardhshme t’i besojë Grezdës.

Të fundit