Flash News

KRYESORE

Reklamat falas/ 8 televizione bëhen bashkë, letër në KQZ dhe AMA: Ligji i pa zbatueshëm, njoftoni partitë

Televizionet kryesore në vend janë shprehur kundër vendimit të dy partive kryesore, PS dhe PD, që i detyron ato të transmetojnë reklama falas gjatë fushatës elektorale.

Drejtuesit e tetë televizioneve në vend i kanë dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku bëjnë me dije se “referenca e ligjit që mediave për reklamat në fushat ka një kontradiktë të madhe”. “Në kushtet kur për të njëjtin shërbim parashikohen dy dispozita dhe kritere të ndryshme, e kemi të pamundur të zbatojmë parashikimet e të dy ligjeve njëkohësisht”, thuhet në letër.

“Pasi u konsultuam me juristët tanë dhe avokatët më të njohur në vend, referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 81 që përcakton hierarkinë dhe procesin ligjvënës, germa C, “Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Vendore”, është ligji që parashikohet në Kushtetutë dhe renditet në ligjet që miratohen me shumicë të cilësuar prej 3/5 e deputetëve të Kuvendit, ndërsa ligji për Partitë Politike nuk parashikohet në Kushtetutë, pra është ligj i thjeshtë që miratohet edhe me gjysmën e votave plus 1 të deputetëve të pranishëm dhe pas opinionit të tyre ligjor, ne, përfaqësuesit e mediave kryesore, unanimisht vendosëm t’u njoftojmë se:

Ligji i zbatueshëm për transmetimin e reklamave dhe partive politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, 25 qershor 2017, është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili prevalon mbi ligjin e partive politike”.

Të fundit