All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Reklamat falas/ Manjani: Qëllimi i fshehtë i këtij ligji është të pamundësojnë partitë e vogla për reklama

Reklamat falas/ Manjani: Qëllimi i fshehtë i këtij ligji
All - Paragraf - 1

I ftuar në studion e  Ora News ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani tha se ligji i miratuar së fundi në parlament për reklamat e partive politike është ligj i sforcuar që qëndron si zbardhje e një marrëveshje politike.

All - Paragraf - 3

Ajo që e shqetëson më shumë thotë ai është fakti se po tentohet të bëhen ndërhyrje të pjesshme dhe të shiten si reforma.

Fjala e Manjanit:

“ Është një ligj që nuk rri si duhet në harmoni me kontekstin ose trupin legjislativ që është në fuqi, bie ndesh me kodin zgjedhor, me ligjin e medias. Kur ligjet bien në konflikt me njëra-tjetrën cënojnë dhe parimin e kushtetuetshmërisë.Është shumë ta thuash është antikushtetues, por krijon përplasje me ligjet ekzistuese. Është ligj i sforcuar që qëndron si zbardhje e një marrëveshje politike. Ngjan me kripën e Mazllëmit tek filmi “ I teti në bronz”. Kjo fabul po përdoret dhe me ligjin e medias. Sigurisht që është e padrejtë, bëhet fjalë për biznes. Ky ligj kështu si është, është i pazbatueshëm, media është e ftuar të mos e zbatojë dhe asgjë nuk ndodh. Opinionit publik do i bëni një nder shumë të madh të mos i transmetoni ato reklama fare në shenjë respekti ndaj opinionit publik dhe ligjshmërisë në vend. Unë do e sugjeroja këtë. Ajo që më shqetëson më shumë është fati se po tentohet të bëhen ndërhyrje të pjesshme dhe të shiten si reforma. Ka çështje shumë më të rëndësishme për të zgjidhur, çfarë do bëhet me reklamat negative, debatet televizive, kush do quhet reklamë dhe si do sigurohet prodhimi i tyre, çfarë do ndodhë me kasetat e partive. Nuk besoj që është kontroll që politika do ti bëj medias, është një vendim infantil, krejt i papjekur.Fsheh një qëllim, qëllimi është që përmes kësaj të fshihet reklama e atyre partive që nuk kanë takat ta bëjnë këtë gjë.Ato që nuk arrijnë të marrin financim nga shteti.Që janë parti të reja, të vogla. Këto do jenë të pamundura të bëjnë reklama. Media do kërkojë faturën. Besoj që nuk ka për tu zbatuar dhe as realizuar. Duhet të rregullojnë situatën ligjore.Ndërhyrje të tilla duhet të jenë pjesë e një pakete shumë më të madhe.”

Të fundit