Flash News

KRYESORE

Reklamoi “Hera”-n e Rezarta Shkurtës në emision, Top Channel i vendos gjobë Jonida Shehut për publicitet falas

Reklamoi “Hera”-n  e Rezarta Shkurtës në emision, Top

Pasditen e sotme faqja zyrtare e “Top Channel” ka njoftuar se Jonida Shehu nuk do të jetë më drejtuesja e emisionit “Pasdite në Top Channe”.

 Kjo sipas TCH sepse Shehu është larguar në mes të sezonit televiziv duke shkelur kontratën. Për këtë arsye dhe për shkak të sjelljes së moderatores, aspak profesionale, televizioni do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

Sipas informacioneve të dritare.net, arsyeja e vërtetë e largimit të Jonida Shehut, është një kronikë e transmetuar gjate emisionit, para disa ditësh. Kronika shoqëronte paraqitjen e Rezarta Shkurtës në emision dhe kishte të bënte me paraqitjen e kompanisë së saj “Hera”.

Mësohet se “Top Channel” ka qenë kundër transmetimit pa pagesë të kësaj kronike, sepse sipas tyre, ishte publicitet i papaguar për televizionin. Dritare.net mësoi se Zyra e Financës TCh ka gjobitur autoren, dhe ka kërkuar nga Shehu vlerën 1500 euro të reklamës, gjë të cilën ajo e ka kundërshtuar, duke u larguar përfundimisht nga ky televizion.

Të fundit