Flash News

KRYESORE

Rekomandimi i KE/ Ambasada e SHBA: Ofrojmë mbështetje të plotë në zbatimin e reformave për Shqipërinë në BE

Rekomandimi i KE/ Ambasada e SHBA: Ofrojmë mbështetje të

Ambasada e SHBA-së, në një reagim në faqen zyrtare, shprehet se mirëpret rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët shqiptarë dhe BE për të siguruar integrimin në BE.

Ambasada shkruan ndër të tjera se ofron “mbështetje të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”.

Reagimi i plotë:

Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore.

Të fundit