Flash News

KRYESORE

Rekomandimi i KE, Cakaj: Raporti nuk është vlerësim i vitit të shkuar, s’mbaj përgjegjësi për vendimin e qershorit

Rekomandimi i KE, Cakaj: Raporti nuk është vlerësim i vitit

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj e komentoi rekomandimin e Komisionit Evropian si një rast suksesi, sidomos në Reformën në Drejtësi.

Në një dalje për mediat, Cakaj u përgjigj kritikave duke thënë se raporti nuk është përsëritje e vitit të shkuar.

“Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm dhe tregoi përkushtimin për të merituar çeljen e negociatave për anëtarësim. Nuk është përsëritje e vlerësimit të vitit të shkuar, sepse raportit të ri është dëshmia e përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe kushteve të Këshillit”, u shpreh Cakaj.

Nga ana tjetër, ai iu përgjgi pyetjeve të gazetarëve, kryesisht nëse ka ose jo sinjale për çeljen e negociatave në samitin e qershorit nga 28 vendet evropiane.

“Vitin e kaluar ekzistoi tensioni mes rekomandimeve teknike te KE dhe vlerësimeve politike të këshillit, por këto nuk ishin të lidhur me paragjykimin e progresit që vendi ka arritur. Ekzistojnë raste që gjykimet politike mbizotërojnë mbi vlerësimet teknike. Për të qenë transparentë, ne nuk e marrin përgjegjësinë për të dhënë premtimin final se negociatat do të hapen në këtë apo atë datë, por ne japim garancinë që angazhimi ynë është i patjetërsueshëm dhe i pakthyeshëm. Sinjalet vijnë të ndryshme nga vendet evropiane, por asgjë nuk është përfundimtare. Përcaktimin e axhendës së këshillit nuk e ka në dorë qeveri, por qeveria për Shqipërinë do punojë pa lodhur dhe pa kursyer për të bindur vendet që tashmë është koha për hapjen e negociatave”, tha Cakaj.

Të fundit