Flash News

KRYESORE

Rekomandimi i KE për hapjen e negociatave, dega e PD në Britani përshëndet vendimin: Të ndërgjegjësohet klasa politike

Rekomandimi i KE për hapjen e negociatave, dega e PD në Britani

Dega e Partisë Demokratike në Britani përshëndet vendimin e Komisionit Evropian për t’i rekomanduar Këshillit të Ministrave të BE, që do të mblidhet në Qershor 2018, hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë më të drejta te plota në familjen Evropiane.

“Urojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë për këtë arritje që edhe pse shumë e vonuar, tregon se dyert e Evropës mbeten gjithmonë të hapura. Shpresojmë që klasa politike të ndërgjegjësohet se interesi i kombit duhet medoemos të jete primare ndaj çdo ambicie personale dhe partiake.

Shprehim falënderimet dhe respektin për politikanët largpamës dhe strategë të Bashkimit Evropian, të çilet edhe pse në një kohë kur skepticizmi ndaj zgjerimit të BE me vendet të Ballkanit është i përhapur masivisht, gjithsesi i dhanë një mesazh të qartë Shqipërisë dhe shqiptarëve se ata janë dhe mbeten pjesë e familjes Evropiane dhe se rruga që do të ndjekin për arritjen e qëllimit final është tërësisht në dorën e tyre.

Ky është padyshim një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët në Ballkan dhe bashkimit të tyre në familjen e përbashkët Evropiane, me shpresën për një qeverisje Demokratike, në interes të popullit dhe jo vetvetes, larg korrupsionit dhe influencës së pushtetit kriminal në qeverisje qendrore dhe lokale dhe respekt për paprekshmërinë e votës dhe garantimin e fjalës së lirë si elemente kryesorë të Evropës së Bashkuar”, thuhet në deklaratën e degës së PD në Britaninë e Madhe.

 

 

 

Të fundit