Flash News

KRYESORE

Rekomandimi nuk shtyhet: Shqipëria mëson Po/Jo-në e negociatave të mërkurën

Rekomandimi nuk shtyhet: Shqipëria mëson Po/Jo-në e negociatave

Edhe opse ka patur zëra se Paketa e Zgjerimit 2019, ose më saktë rekomandimi i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit perëndimor, ku përfshihen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, do të shtyhej, nuk do të ndodhë kështu. Propozimi do të bëhet publik më 29 maj, sipas kabinetit të Komisionerit Johannes Hahn qe e kane konfirmuar lajmin per EWB.

E mërkura mund të bëhet një kamerdare shprese për Shqipërinë, dhe sidomos qeverinë Rama e cila kohët e fundit është vënë nën presion të vazhdueshëm nga vendet e BE, sidomos Gjermania, Holanda dhe Franca.

Nëse propozimi i Komisionit është pozitiv, pra rekomandohet hpaja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, hapi tjetër, vendimtari, do të jetë 18 qershori kur do të mblidhet ministeriali i Këshillit të Europës, dhe ku rekomandimi i Komisonit do të hidhet poshtë ose do të miratohet.

Shtypi rajonal dhe ai europian kanë shkruar për mundësinë që Maqedonisë t'i hapen negociata në qershor, ndërsa 'fati i Shqipërisë' të shtyhet për në vjeshtë.

Të fundit