Flash News

KRYESORE

Rekomandimi për hapjen e negociatave, Bushati: Një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën

Rekomandimi për hapjen e negociatave, Bushati: Një ditë për

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, reagoi pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në Twitter, Bushati thotë se ky ishte një mesazh se rajoni është pjesë organike e Evropës teksa shton se e sotmja është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën.

“BE rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave për anëtarësim. Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe. Faleminderit @ HR @ Hahn për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë”, shkruan Bushati.

Të fundit