Flash News

KRYESORE

Rekomandimi për hapjen e negociatave, Hahn: Nuk ka kohë për vetëkënaqësi, ka ende shumë për të bërë

Rekomandimi për hapjen e negociatave, Hahn: Nuk ka kohë për

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u shpreh se rekomandimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë u morr në bazë të rezultateve në disa fusha.

Megjithatë Hahn u shpreh se nuk ka kohë për vetëkënaqësi pasi ka ende shumë për të bërë.

“Është një ditë e mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Politika e zgjerimit, edhe pse rigoroze, funksionon. Është një politikë që ka për synim të eksportojë stabilitet, dhe mos importojë destabilitet. Raportet janë një kontroll i vendeve për 1 vit e gjysmë. Raporti tjetër do të jetë në pranverën e vitit 2019. Kemi parë rezultate të prekshme në vetting, reformën në drejtësi. Ne e dimë që është fillimi i këtij procesi por është premtues rekomandimi. Ky vendim është marrë në bazë të analizës tonë faktike. Të dy vendet kanë bërë shumë përgjatë dy muajve të fundit. Por nuk ka kohë për vetëkënaqësi, ne ende nuk jemi aty ku duhet, por jemi në rrugë të mbarë. Nuk është ende punë e mbaruar,” tha Hahn.

Të fundit