Flash News

KRYESORE

Rekord në histori, mbrojtësi i Monaco, Benjamin Mendy transferohet për 57.5 milionë euro te Manchester City

Rekord në histori, mbrojtësi i Monaco, Benjamin Mendy transferohet

Monaco dhe Manchester City kanë zyrtarizuar të hënën largimin e mbrojtësit francez  Benjamin Mendy për te klubi anglez, për një transfertë prej 57.5 milionë euro, më e shtrenjta në histori për një mbrojtës.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që bashkohem me Manchester City, është shprehur Mendy. Është një prej klubeve më të rëndësishme në Evropë dhe me Pep Guardiola një trajner që synon sulmin. Besoj se do të fitojmë shumë tituj në sezonet e ardhshme” ka thënë Mendy shkruan "The Guardian".

Deri tani, mbrojtesi  më i shtrenjtë në botë ka qenë Kyle Walker, i kaluar nga Tottenham te City me 14 korrikun e kaluar për rreth 57 milionë euro.

 

 

Të fundit