Flash News

KRYESORE

Rekord në Kupë, askush nuk është si shqiptari Rashica!

Rekord në Kupë, askush nuk është si shqiptari Rashica!

Milot Rashica ka lindur për ndeshjet e kupës. Kjo nuk është ndonjë fjali me hatër, ngaqë mesfushori ofensiv është shqiptar. Jo, është fakt.

Në pesë ndeshjet e fundit në ndeshje Kupe, Rashica gjithmonë ka rezultuar i suksesshëm dhe këtë e ka treguar në të gjitha rastet. Shqiptari, i cili sot fare mirë mund të ishte lojtar i kombëtares kuqezi, por De Biasi vendosi kundër tij para Euro 2016, ka shënuar në 5 ndeshje radhazi të vlefshme për kompeticionet e Kupave.

Me këtë statistikë, Rashica ka kaluar emra si Heinz-Dieter Hasebrink, Uwe Reinders dhe Wynton Rufer, të cilët kishin shënuar më parë në 4 ndeshje radhazi.

Dje Rashica dha asist dhe shënoi gol në ndeshjen kundër Borussia Dortmund-it. Nëse verdhezinjtë kanë një si Erling Haaland, Werder Bremen ka një Milot Rashica!

Të fundit