Flash News

KRYESORE

Rekord rastesh me coronavirus/ 82 raste të reja në Shqipëri, humb jetën një tjetër pacient në Infektiv

Rekord rastesh me coronavirus/ 82 raste të reja në Shqipëri, humb

Shënohet një tjetër rekord në rritje të rasteve me covid-19 në Shqipëri që nga nisja e pandemisë.

82 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa pjesa me e madhe e tyre janë të përqendruara në Tiranë, Durrëd dhe Krujë.

Po ashtu, një tjetër pacient nga Puka humbi jetën në Infektiv.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, thotë Dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të fundit