Flash News

KRYESORE

Rekord shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, i riu udhëton me 225km/h

Rekord shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, i riu

Policia Rrugore njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës është konstatuar një drejtues mjeti i cili udhëtonte me 225km/h.

“Shpejtësi e frikshme nga 28 vjecari nga Preza e Tiranës, të drejtosh mjetin me shpejtësi marramendëse e çon veten më e pakta 🚑🚑.

Kjo shpejtësi është vrasëse, papërgjegjshmeri ndaj jetës, rrezik potencial edhe për jetën e përdorueseve të rrugës”, shkruhet në faqen e policisë në rrjetin social Facebook.

Policia thotë se publikimi i rasteve me shpejtesi apo me alkool ka vetëm një qëllim, sensibilizimin e drejtueseve të automjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve.

Të fundit