Flash News

KRYESORE

Rekorde të reja shkarkimesh, App Annie tregon lojën dhe aplikacionin e vitit 2018

Rekorde të reja shkarkimesh, App Annie tregon lojën dhe aplikacionin e

App Annie, kompania që merret me hulumtimin e tregut të aplikacioneve, tha se shkarkimet e aplikacioneve dhe lojërave në mbarë botën shënuan rekorde të reja në vitin 2018.

Kompania bëri me dije se deri më 15 dhjetor, numri i shkarkimeve të aplikacioneve në iOS dhe Android arriti në 113 miliardë, një rritje me 10% krahasuar me 2017-ën.

Parashikohet që edhe shpenzimet e konsumatorëve janë rritur me 20% në 76 miliardë dollarë globalisht. Një pjesë e madhe e rritjes së shpenzimeve i atribuohet të ardhurave të gjeneruar nga lojërat për smartphone.

Loja e vitit sipas App Annie ishte Fate/Grand Order, ndërsa aplikacioni i vitit ishte Netflix.

Të fundit