Flash News

KRYESORE

Rekordet e Rita Orës s'kanë të ndalur, këngëtarja shqiptare lë pas Demi Lovaton

Këngëtarja kosovare, Rita Ora, ka zënë vendin e tretë në klasifikimet në “iTunes”, duke lënë pas edhe këngëtaren e famshme Demi Lovato.

Këtë gjë e bën me dije vet këngëtarja me famë ndërkombëtare, e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ tregon klasifikimin e “iTunes”, ku në vendin e parë renditet Camilla Cabello, në të dytin Selena Gomez dhe në të katërtin Demi Lovato.

Foton e postuar, Rita Ora e ka shoqëruar me fjalët: “Sa mbresëlënëse, 2018-ta do të jetë një vit i mrekullueshëm!”

Pas disa rekordeve të thyera këngëtarja tashmë duket se po korr një sukses të madh në arenën ndërkombëtare. 

Të fundit