Flash News

KRYESORE

“Rekordi i ri i Ramës në prag të vendimit për hapjen e negociatave”

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën, vend me rrezik të lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane.

Në raport shkruhet se krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shqiptarët, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, pastrim parashë, prostitucion e trafikim të qenieve njerëzore.

Pas raportit të Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha. Politikani e konsideron raportin si, “një rekord tjetër të zi i narkoshtetit të Edvinit në prag të vendimit për hapjen e negociatave!”.

Të dashur miq, në prag të vendimit të shteteve anëtare të BE për hapjen e negociatave, narkoshteti i Edi Ramës shënon një rekord tjetër të zi. Raporti i fundit i vitit 2018 i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të DASH (Albania, Crime and Safety Report) shpall Tiranën si vend me rrezik të lartë duke treguar kështu shkallën e lartë të mungesës së rendit dhe të sigurisë në vend dhe dështimin spektakolar të qeverisë se lidhur me krimin në sigurimin e jetës dhe rendit të qytetarëve shqiptar”, shkruan Berisha.

Të fundit