Flash News

KRYESORE

Rekordi, në varreza Kadillaku i parkuar në një rrugë të Bruklinit prej 25 vjetësh

Një legjendë nuk është më.

Stinët ndryshojnë por një Cadillac i vjetër, i parkuar në Brooklyn Street mbetet i njëjti. Sipas vlerësimeve të një banori të vjetër të lagjes makina ka qenë atje e palëvizur që prej viti 1994. Njëzet e pesë vjet më vonë, Caddy i vitit 1971, bëri udhëtimin final kur u mor nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut pas një ankese të një banori të Windsor Park.

New York Daily News raporton se automjeti ishte një pikë referimi lokale. Makina ishte në pronësi të një të moshuari që vuante nga një sëmundje mendore dhe nuk ishte në gjendje të kujdesej për të, sipas banorëve. Interesant është fakti se, makina prodhim i viti 19781 kishte një 'inspection sticker' (pullë të sigurisë teknike) të kohëve të fundit. Megjithaë, pas një ankese nga një banor, makina 'u shenjua' nga një pastrues i rrugëve dhe, pak pas kësaj, u mor me karrotrec nga policia e Nju Jorkut.

*Sipas New York Daily News. Përgatiti: Politiko.al

Të fundit