Flash News

KRYESORE

Rekordi i PS në Fier, 11 kandidatë nga lista hyjnë në Kuvend; kush e zëvendëson Bashkim Finon si deputet

Partia Socialiste arriti që të siguronte 10 deputetë në qarkun e Fierit në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, por pjesë e Kuvendit pritet të bëhet edhe kandidatja e renditur e 11-ta në listën me 15 kandidatë të kësaj force politike.

Numri i deputetëve të PS nga ky qark nuk do të ndryshojë, por kandidatja e renditur në vendin e 11-të mund të hyjë në Kuvend nëse Bashkim Fino zyrtarizon kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Fino ishte renditur i treti në listën e Fierit dhe statuti i FSHF-së e detyron të dorëhiqet nga posti politik nëse kërkon të kandidojë.

Kjo lëvizje do i hapte rrugë Gentiana Cakranit, e cila mban postin e kryetares së PS për Fierin. Duhet thënë se hyrja në Kuvend e kandidates të renditur në një vend kaq të largët është sukses për socialistët, që për kundërshtarët e tyre politikë është pothuajse i pamundur.

Gentiana Cakrani ka lindur në Fier më 3 Qershor 1985. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht, Vlorë. Nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”.

Lista e PS në Fier:

  1. Erjon Braçe
  2. Adelina Rista
  3. Bashkim Fino
  4. Ismet Beqiri
  5. Antoneta Dhima
  6. Bujar Çela
  7. Tatiano Piro
  8. Anduel Xhindi
  9. Gramoz Ruçi
  10. Xhavit Bushi
  11. Gentiana Cakrani
  12. Lindita Buxheli
  13. Gentian Rrushi
  14. Ermal Petushi
  15. Afrim Plaka

Të fundit