Flash News

KRYESORE

Rekrutonte vajza dhe i martonte me luftëtarë të ISIS, Gjykata e Tiranës lë në burg terroristen shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

Rekrutonte vajza dhe i martonte me luftëtarë të ISIS, Gjykata e

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 43-vjeçaren, Lubjana Gjecaj, e cila dyshohet se është dënuar si pjesë e një celule terroriste në Itali, por që vepronte edhe në Siri krah ISIS.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjecajn. Në seancë ajo ka pranuar se ka kërkuar të vuajë dënimin në Itali, por nuk është lejuar.

Duke qenë se është nënë e tre fëmijëve dhe banuese në Tiranë, Lubjana ka bërë edhe një kërkesë që të vuajë dënimin në Shqipëri dhe jo në Itali.

Ajo akuzohet se  si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal terrorist, tashmë të vënë në pranga rekrutonte vajza të reja dhe i martonte me luftëtarë të ISIS në Siri.

43-vjeçarja u arrestua tri ditë më parë në zonën e Unazës së Re dhe pritet të ekstradohet në Itali.

Të fundit