Flash News

KRYESORE

Rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni, kush është kryetari i shoqatës, foto me Eli Farën dhe aktorët e Portokalli-së

Emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ ka publikuar mbrëmë pamjet e fshehta se si rekrutoheshin vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale në Maqedoni.

Sipas këtij investigimi, shoqata artistike “Ferdinand Deda”, me seli në Tiranë, mashtronte me vendet e punës të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punonjëse seksi nëpërmjet njoftimeve “online” të punësimit. Shoqata kërkonte të punësonte vajza të reja si sekretare, ndërkohë që në të vërtetë rekrutoheshin për punonjëse seksi. Pasi njoftoheshin për pozicionin e punës, vajzave iu bëhej më pas e qartë puna që duhej të bënin.

Por, kush është kryetari i kësaj shoqate? Ai nuk është një emër thuajse i panjohur. përkundrazi, është një personazh publik.

Bëhet fjalë për Shpëtim Çerkezin, i cili është shfaqur herë pas here edhe në media si një artist. Shpesh në rrjetet sociale shfaqet nën shoqërinë e artistëve, si Cekja i Beratit, Eli Farën, apo artistët e Portokallisë.

Të fundit