Flash News

KRYESORE

Rekrutonte vajzat për prostitucion në Maqedoni, a ishte punonjës i Cirkut në Tiranë, Shpëtim Çerkezi?  

Rekrutonte vajzat për prostitucion në Maqedoni, a ishte punonjës

“Jam punonjës i Cirkut, prestigjiator, kam dal edhe në televizor”. Kështu u prezantohej vajzave që rekrutonte për eskorta Shpëtim Çerkezi, kryetar i shoqatës artistike ‘Ferdinand Deda’ me qendër në Tiranë.

Sipas ‘Panorama’  drejtori i Cirkut, Saimir Çili thotë se Çerkezi nuk ka asnjë lidhje me institucionin që ai drejton.

Dy ditë më parë, emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ denoncoi sesi një shoqatë, e cila mbante emrin ‘Ferdinand Deda’ rekrutonte vajza me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në Maqedoni.

Ai i rekrutonte vajzat përmes njoftimeve online për vende pune si sekretare në Maqedoni dhe prezantohej si punonjës i Cirkut në Tiranë.

Për këtë ngjarje, ka reaguar dje këngëtari Elton Deda, i cili thotë se nuk e di sesi kjo shoqatë është regjistruar në Gjykatë pa dijeninë e familjarëve, teksa i premton të atit se do të bëjë ç’është e mundur t’a heqë imazhin e tij nga ajo vulë dhe nga ai aktivitet.

Të fundit