Flash News

KRYESORE

Rektori Gjata 'përplaset' me Çilin: Sa kam unë studentë të punësuar në Gjermani, ti s’ke në Shqipëri

Rektori Gjata 'përplaset' me Çilin: Sa kam unë

Diskutimet në lidhje me akreditimin e universiteteve,  në emisionin “Studio e Hapur” janë shoqëruar me përplasje mes rektorit të Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata dhe administratorit të Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çilit.

Debati është zhvilluar teksa kanë diskutuar për cilësinë e universiteteve private dhe atyre shtetërore.

Procesi i akreditimit u ka nxjerrë probleme të shumta cilësie universiteteve shtetërore në raport me ato private. Po a e pasqyron rezultati i akreditimit gjendjen reale të cilësisë së studentëve të universiteteve përkatëse? Gjata për këtë çështje  i është përgjigjur Çilit: “Sa kam unë studentë mjekësie të punësuar në Gjermani, ti nuk i ke në Shqipëri!”

Debati është shoqëruar me tone të ashpra nga të dy palët.

 

Të fundit