Flash News

KRYESORE

Renato Malota në kërkim për tjetërsim pronash, Vllaznia gjen zëvendësuesin e mbrojtësit

Mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi emri i tij rezulton tek personat e përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave tek zona e ‘Ranës së Hedhun’ në Lezhë.

Për këtë arsye, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka menduar për lojtarin që do të zëvendësoj Malotën për ndeshjen me Kukësin, i cili pritet të jetë Denis Pjeshka.

22-vjeçari ka luajtur edhe disa herë të tjera në këtë pozicion, por do ta ketë të vështirë të jetë në nivelin e Malotës, i cili për hir të së vërtetës ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit, që prej muajit janar kur u bashkua me kuqeblutë.

Të fundit