Flash News

KRYESORE

Renato Mekolli u përgjigjet kritikave të Zonjës Tefta: Ti s'e di çfarë ndodh brenda në një kuzhine të vërtetë!

Renato Mekolli u përgjigjet kritikave të Zonjës Tefta: Ti

Kryekuzhinieri i emisionit ““Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli nuk i ka pritur mirë kritikat e Zonjës Tefta, e cila pak ditë më parë në një koment në rrjetin social ‘Facebook’, theksoi se sjellja e Mekollit transmetonte asnjë vlerë te të rinjtë.

Në një prononcim për revistën ‘Who’, ndër të tjera Renato pohon se Zonja Tefta nuk është shefe kuzhine, por është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantueset e emisioneve.

“Zonja Tefta? Po kush është Zonja Tefta? Se Zonja Tefta me sa di unë nuk është shefe kuzhine, është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantuesen ose nëpër restorante të tjera me njerëz të njohur. Në qoftë se e ke fjalën për Zonja Teftën, komente të tilla nuk më interesojnë aspak sepse Zonja Tefta nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda në një kuzhinë, nuk e ka idenë dhe këta njerëz mua nuk më interesojnë”, pohon Mekolli, duke shtuar:

“Patjetër që mua më bezdis kur thonë kemi shumë merak sesi do të jetë e ardhmja e atyre që e kanë pasion këtë gjë dhe nëse do ndikoj negativisht për studimin e tyre në kuzhinë. Nëse ne presim nga një ‘reality shoë’ gatimi, – i cili të tregon se çfarë ndodh në një kuzhinë, tensionin, presionin për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë – që mos studiojnë për kuzhinë, atëherë më mirë mos shkojnë fare. Duhet të dinë dhe të jenë shumë të qartë të gjithë, që kjo gjë nuk është as shaka, as lojë. Ne kemi një problem shumë serioz që nuk ka profesionistë dhe duke qenë se nuk ka profesionistë, është bërë i gjithë ky lëmsh sa në çdo restorant që shkojmë themi që nuk hahet mirë. Patjetër që nuk hahet mirë, përderisa ne i përkëdhelim. Realiteti është ky që shikoni në “Top Channel” dhe në “Hell’s Kitchen”. Kujt i pëlqen le ta shikojë, kujt nuk i pëlqen të ndërrojë kanalin”, përfundoi Mekolli.

Sjellja e tij ndaj konkurentëve të emisionit televiziv ka shkaktuar shume reagime, të cilat e konsiderojnë Mekollin si arrogant.

Të fundit