Flash News

KRYESORE

Rëndësia që po merr Turqia në krizën e Gjirit, ministri i Jashtëm i Bahreinit takohet me Erdogan

Rëndësia që po merr Turqia në krizën e Gjirit, ministri

Ministri i Punëve të Jashtme i Bahreinit, Shaikh Khalid bin Ahmed bin Mohammed Al Khalifa, do të qëndrojë nesër për vizitë në Turqi.

Pritet që shefi i diplomacisë së Bahreinit të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në takimet që do të zhvillojë Al Khalifa do të diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe kryesisht mbi krizën e Katarit.

Bahreini është një prej vendeve që ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Dohan dhe i ka hequr të drejtën e përdorimit të hapësirës ajrore.

Turqia nga ana tjetër ka dhënë mbështetje për Katarin dhe së bashku me Iranit po përpiqen për gjetjen e një zgjidhje diplomatike për krizën.

Të fundit