Flash News

KRYESORE

“Rendi botëror është prishur. Nëse humbasim Jerusalemin, humbasim Medinën, Mekën dhe Qaben”

“Rendi botëror është prishur. Nëse humbasim

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi se nëse humbet Kudsi (Jerusalemi) pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur atë si kryeqytet të Izraelit, atëherë do të humbet edhe Medineja dhe rrjedhimisht edhe Meka dhe Qabeja.

"Nëse shkon Kudsi, nuk do të mund ta mbrojmë Medinen. Nëse shkon Medineja, nuk do të mund ta mbrojmë Meken. Nëse shkon Meka, do ta humbasim edhe Qaben", tha Erdogan në programin e ndarjeve të çmimeve "Necip Fazil Kisakurek" në Stamboll, raporton ‘AA’.

"Mos harroni se Kudsi do të thotë Stambolli, Islamabadi, Xhakarta. Medineja do të thotë Kajro, Damasku, Bagdadi. Qabeja do të thotë nderi, dinjiteti dhe qëllimi i ekzistencës i të gjithë neve si muslimanë. Ne nuk do të heqim dorë nga asnjëra prej këtyre. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t'u dalë zot urdhrave të Allahut dhe amanetit të paraardhësve tanë", shtoi presidenti turk.

Erdogan e cilësoi si "të prishur" rendin botëror, i cili reflektohet përmes viktimave të pafajshme në Siri, palestinezëve të cilët privohen nga të drejtat e tyre dhe muslimanëve të Arakanit të cilët vdesin masivisht duke u dëbuar nga vendlindja e tyre.

Të fundit