Flash News

KRYESORE

Rendi në Tiranë, për 24 orë, 5 vjedhje në kryeqytet

Rendi në Tiranë, për 24 orë, 5 vjedhje në kryeqytet

Pesë vjedhje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë. Të dhënat janë bërë të ditura nga njoftimit që policia ka publikuar sa i takon situatës së rendit në vend.

Në katër prej rasteve, grabitjet janë ende pa autor dhe policia njofton po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimet e policisë

Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në bulevardin “Bajram Curri”, kanë vjedhur një market ku kanë marrë një sasi paketash cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Gjon Mili”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.T., vjeç 56, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe dy celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Siri Kodra”, kanë vjedhur magazinën e shtetasit E.H., vjeç 47, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6 Më datë 28.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.Z., dhe P.M., vjeç 32 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, në një subjekt kanë vjedhur disa bombola gazi. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Imer Beqiri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit D.D., vjeç 24, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Të fundit