Flash News

KRYESORE

Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova ngjiten një vend më lart

Kombëtarja Shqiptare e futbollit, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje muajt e fundit, është ngjitur një vend më lart në renditjen e FIFA-s.

Sipas renditjes së publikuar sot në faqen zyrtare të FIFA-s, përfaqësuesja e drejtuar nga Christian Panuçi mban vendin e 58-të, duke u ngjitur me një vend nga muaji i kaluar.

Ky është një lajm i mirë për skuadrën kuqezi përpara ndeshjes miqësore me Norvegjinë që do të zhvillohet me datën 26 mars.

Ndërkohë përfaqësuesja norvegjeze ka humbur një vend në renditje, duke u pozicionuar një shkallë më lart se kombëtarja jonë, prandaj një rezultat i mirë përballë tyre do të ngushtonte distancën me ta.

Përfaqësuesja e Kosovës, gjithashtu është ngjitur një shkallë më lart dhe aktualisht ndodhet në vendin e 176-të.

Ndërkohë kombëtarja më e mirë e muajit mars mbetet Gjermania, e pasuar nga Brazili dhe Portugalia.

Të fundit