Flash News

KRYESORE

Renditja e Shqipërisë në 'Eurosong', vjen reagimi i parë nga politika

Nata e mbrëmshme ishte e gjatë dhe emocionuese edhe për Shqipërinë e shqiptarët. Kjo jo vetëm për faktin se në finale merrte pjesë edhe vendi ynë përmes këngës “Mall” nga Eugent Bushpepa, pro edhe për faktin se konkurronin tre shqiptarë, Ermal Meta për Italinë dhe Eleni Foureira për Qipron.

Pak minuta më parë vjen edhe reagimi i parë nga politika shqiptare, konkretisht nga deputeti dhe Greu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Përmes një reagimi në facebook, Vasili shkruan se pavarësisht votimeve, Bushpepa do të jetë një nga artistët që do të lerë gjurmë të pashlyer në memoriet tona.

“Bushpepa dje ne Eurosong me nje performance te nje artisti te madh,te paharruar,gjurme te pashlyer ne memoriet tona.

Eugen je i madh jo vetem te "Mall".

Je i madh edhe kur kendoje kengen tende "Maska e madheshtise" dhe kur kendoje se :

"Hiqe masken, masken e madheshtise

Se ajo ty nuk te shkon

Ti je vetem nje skllav i lavdise

Per para dhe per pushtet ti lufton

Je egoist ne shpirt

Gjithe boten don te kesh

Por jeten time smund ta blesh!!"

Mos i harroni kurre..... keto vargje miq, flasin shume.....”, shkruan Vasili.

 

Të fundit