Flash News

KRYESORE

Renditja mujore e FIFA-s/ Shipëria humb një pozicion, Kosova vijon ngjitjen

Pavarësisht fitores në ndeshjen e dytë për eliminatoret e “Euro 2020” ndaj Andorrës, Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të humbasë pikë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Qeveria botërore e futbollit ka publikuar klasifikimin mujor të përditësuar, ku skuadra kuqezi ka zbritur me një pozicion, duke u renditur në vendin e 62-të.

Rënie ka ardhur si pasojë e humbjes në shtëpi kundër Turqisë në sfidën e parë të Grupit H, por edhe ecuria e skuadrave të tjera.

Ndërkohë, Kosova e cila prej muajsh njeh vetëm ngjitje në klasifikimin e FIFA-s, është renditur në vendin e 127-të. Sa I përket kryesuesëve të renditjes së përgjithshme botërore nuk ka ndryshime.

Belgjika mban vendin e parë, e ndjekur nga Franca kampione e botës dhe Brazili. Ndërkohë, një rritje të ndjeshme në muajin e fundit kanë patur Anglia dhe Uruguaji.

Të fundit