Flash News

KRYESORE

Renditja/ Universiteti i Tiranës i fundit në rajon, 4000 pozicione më poshtë se Universiteti i Beogradit

Për Universitetin e Tiranës nuk mund të flitet në asnjë moment për cilësi. Sipas të dhënave të ‘Webometrics’, universiteti shqiptar renditet në vend të 4570 në botë, që është edhe pozicioni më i keq në rajonin e Ballkanit.

Situata skandaloze bëhet më e qartë nëse Universiteti i Tiranës krahasohet me universitetet e tjera të rajonit. Universiteti i Malit të Zi renditet në vend të 2410, gati 2 mijë pozicione më lartë se ai i Tiranës. Universiteti i Prishtinës renditet në vend të 1471, ndërsa ai i Beogradit në vend të 482, më shumë se 4 mijë pozicione më lartë se universiteti shqiptar.

Për këtë renditje ka reaguar edhe ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili e konsideron ‘këmbanë alarmi për Shqipërinë’.

“Këmbanë alarmi për Shqipërinë! Universiteti i Tiranës renditet i fundit në rajon, shumë larg Universitetit të Prishtinës dhe Malit të Zi! Kjo renditje duhej të ishte lajmi i parë në çdo media vizive dhe të shkruar! Universitetet e tjera renditen pas atij të Tiranës. Edi Rama (dhe politika 28 vjeçare) arriti të bëhet "Skënderbe" i kakistokracisë dhe shkatërrimit të Universiteteve! Referencë: Alfred Nela, marrë nga Webometrics”, shkruan Muka.

Të fundit