Flash News

KRYESORE

Rëndohet situata në Katalonjë, 4 persona të plagosur me armë nga përplasjet për referendumin

Rëndohet situata në Katalonjë, 4 persona të plagosur me

Aktivistë mbështetës të referendumit për pavarësi që liderët separatistë katalanas kërkojnë të organizojnë të dielën nisën të premten në mbrëmje për të pushtuar shkollat që do të shërbëjnë si qendra votimi për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, bëri të ditur media e pranishme në Barcelonë.

“Gazetarët kanë konstatuar ozurpimin e dy shkollave në qendër të qytetit, ndërsa një platformë e shkollave në dispozicion të referendumit postonte në Twitter pamje në kohë reale të situatës.

Ndërkohë, katër persona u plagosën pasi persona të armatosur hapën zjarr kundër një qendre votimi, dje në mbrëmje në Manlleu, Katalonjë, njoftoi gazeta spanjolle ”La Vanguardia”.

Ajo shtoi se të panjohurit kishin përdorur armë gjahu.

”Të plagosurit gjendeshin pranë derës së shkollës ‘Puig Agut’ dhe bënin pjesë në grupin e Komitetit të Mbrojtjes së Referendumit, qëllimi i të cilit është mbrojtja e qendrave të votimit”, shtoi gazeta.

Policia po heton dhe ende nuk ka të arrestuar.

Katalonja zhvillon nesër një referendum për pavarësinë, i kundërshtuar fuqimisht nga Madridi.

Julian Assange për referendumin në Katalonjë: Jemi dëshmitarë të luftës së parë botërore të internetit

Të fundit