Flash News

KRYESORE

RENEA aksion për të marrë kontrollin e Shkodrës; sekuestrohen makinat e blindura të dy familjeve; shoqërohen 20 persona

RENEA dhe FNSH janë duke vijuar aksionin për të marrë kontrollin e Shkodrës, qytet i dominuar së fundmi nga bandat kriminale. Mediat lokale raportojnë se forcat policore kanë sekuestruara katër automjete të blindura.

Mjetet e sekuestruara ‘Benz’ dhe ‘BMW' i përkasin familjes Lici, ndërsa dy ‘Audi’ i përkasin familjes Bajra.

Gjithashtu, mësohet se rreth 20 persona janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa kontrollet kanë vijuar gjatë gjithë natës në zonat e Dobraçit dhe Kirasit.

Ishte alarmi që opozita lëshoi nga Shkodra për mungesën e theksuar të sigurisë, çka vuri në lëvizje autoritetet, ndonëse në pak muaj në këtë qark janë vrarë gjashtë persona dhe janë zhdukur dy të tjerë. Raportime ka edhe për një seri gjobëvëniesh, ku autorët nuk janë kursyer as në rrëmbimin e fëmijëve.

Të fundit