Flash News

KRYESORE

RENEA dhe FNSH rrethojnë me snajpera Komunën e Parisit, operacion për shumë të kërkuarin

Forcat e RENEA-s dhe FNSH-së kanë rrethuar prej gati një ore zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Forca të shumta policie dhe snajpera të vendosur në tarracat e pallateve po ruajnë dhe po kontrollojnë të gjithë zonën.

Ndonëse policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar, mësohet se autoritetet po organizojnë një operacion për një shumë të kërkuar, i dyshuar për vrasje.

Policia ka ushtruar deri më tani kontrolle në disa banesa, por nuk ka informacione nëse është bërë i mundur arrestimi i personit.

Të fundit